Rossonerët kanë njoftuar tashmë me anë të faqes së tyre zyrtare se coronavirusi ka prekur edhe klubin e tyre apo më saktë familjen legjendare Maldini.

 

“AC Milan konfirmon që Paolo Maldini, drejtor teknik i klubit, u bë i vetëdijshëm për kontaktin me një person i cili më pas rezultoi pozitiv për coronavirus dhe filloi të shfaqte vetë simptomat e virusit. Ai u testua dje, rezultati i të cilit ishte pozitiv. Djali i tij Daniel, një sulmues në ekipin e të rinjve të AC Milan, i cili më parë kishte stërvitur me ekipin e Parë, gjithashtu rezultoi pozitiv. Paolo dhe Daniel janë të dy mirë dhe kanë përfunduar dy javë në shtëpi pa kontakte me të tjerët. Tani ata do të qëndrojnë në karantinë derisa të shërohen klinikisht, sipas protokolleve mjekësore të përshkruara nga autoritetet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Paulo Dybala ka konfirmuar se ai dhe e dashura e tij kanë rezultuar pozitiv në analizat për coronavirusi.

Është raportuar që disa ditë se sulmuesi argjentinas është infektuar me virus, mirëpo nuk dëshiron të bëjë publike.

Në një postim në Intagram, sulmuesi argjentinas ka bërë të ditur se së bashku me të dashurën janë prekur nga pandemia botërore.

“Përshëndetje të gjithëve, dua t’iu informoj se unë sapo kam pranuar rezultatet e testeve të Covid-19, dhe të dy unë dhe Oriana kemi dalë pozitivë. Për fat të mirë, jemi në gjendje shumë të mirë. Faleminderit për mesazhet. Përshëndetje për të gjithë”, ka shkruar ai.