Benjamin Mendy mund të jetë futbollisti i radhës që është infektuar me COVID-19
Manchester City ka konfirmuar se njëri prej lojtarëve të tyre, që raportohet sipas mediave britanike të jetë Benjamin Mendy, është vet-izoluar pasi një pjesë e familjes së tij janë shtruar në spital për shkak të simptomave të Coronavirus.

Sipas The Sun, ndihma e parë është parë në shtëpinë e Mendy, pasi dikush që po qëndronte me mbrojtësin kishte probleme me frymëmarrje.

City ka konfirmuar se “ai i ka kryer disa teste në spital, një për COVID-19. Deri në rezultatin që ende nuk dihen, lojtari do të vetizolohet si masë paraprake”.

Deri më tani dy futbollistë në Serie A kanë rezultuar pozitiv, mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani dhe sulmuesi i Sampdorias, Manolo Gabbiadini.