Ajo është ndër modelet shqiptare që komentohet në masë të madhe në faqet rozë.

Pothuajse secila lëvizje e saj merr interes mediatik, ndërsa edhe ndonjëherë ajo jep detaje nga jeta dhe karriera profesionale.

Bëhet fjalë për bukuroshen brune, Oriola Marashi, e cila në mënyrë të vazhdueshme po mban të informuar ndjekësit e saj.

Në një postim në rrjetin social Instagram, derisa po shijon pushimet në Dubai, Oriola nuk ka kursyer veten përmes veshjes së ekspozuar.

E veshur me ngjyrë të vjollcë, modelja ka vënë në fokus linjat trupore, për të cilat pëlqehet mjaft shumë.

Për aksesorë ajo ka vendosur të mbajë çantë, teksa në kokë ka vënë një kapele të lezetshme.

“Lamborgjini i vjollcë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.