Shkon në 663 numri i të prekurve në vend nga covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë 29 raste të reja dhe 29 të shëruar në 24 orët e fundit.

13 nga rastet e reja i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • – Tiranë 276 raste
  • – Durrës 42 raste
  • – Lushnje 6 raste
  • – Elbasan 18 raste
  • – Fier 36 raste
  • – Kavajë 9 raste
  • – Rrogozhinë 4 raste
  • – Korçë 19 raste
  • – Vlorë 5 raste
  • – Shkodër 102 raste
  • – Lezhë 14 raste
  • – Berat 2 raste
  • – Has 13 raste
  • – Krujë 65 raste
  • -Tropojë 4 raste
  • – Pukë 5 raste
  • – Mirditë 3 raste
  • – Kukës 11 rast
  • – Mallakastër 1 raste
  • – Kurbin 28 raste