Si çdo sektor tjetër, edhe peshkimi është vënë në vështirësi nga bllokimi i tregut për shkak të koronavirusit. Në Durrës, anijet për më shumë se një muaj janë të ankoruara në port, ndërsa pronarët e tyre thonë se nëqoftëse shteti nuk ndërhyn ata janë drejt falimentimit.

Mbyllja e tregjeve për shkak të koronavirusit po çon në falimentim sektorin e peshkimit.

Në Durrës anijet kanë rreth një muaj që janë ankoruar në basenin e portit të peshkimit, pasi kërkesat për produkte deti ka kohë që është bllokuar nga mbyllja e restoranteve dhe kufizimi i kohës së punës.

Pronarët e anijeve kërkojnë ndihmë, ndërsa theksojnë se për shkak të kufizimit të orareve ata nuk mund të dalin në det pasi shpenzimi i nafteë është i madh dhe produkti i detit për kohën e paket në dispozicion për gjueti është i vogël.

Pronarët theksojne se nëqoftëse kjo situatë vjojn gjatë dhe shteti nuk ndërhyn, falimentimi është i sigurtë.