Andrea Pirlo ka konfirmuar se Gonzalo Higuain do të largohet nga Juventusi në këtë verë, ndërsa Paolo Dybala do të qëndrojë.
Në një konferencë të mbajtur për media, trajneri i sapoemëruar te Zonja e Vjetër, ka zbuluar planet e tij.
“Kemi vendosur së bashku me Gonzalo Higuainin që ai të largohet nga klubi në këtë verë. Ai nuk është pjesë e projektit tonë dhe ne jemi të gatshëm që ta lëmë atë të largohet.
Dybala nuk ka qenë asnjëherë në shitje, ato fjalë i kanë nxjerrë gazetarët. Unë kam shumë besim te ai dhe Paolo është pjesë e së ardhmes së Juventusit”, ka thënë Pirlo.