Marko Pjaca largohet nga Juventus dhe rinis nga Belgjika. Sulmuesi kroat (lindur në 1995, ish Dinamo Zagreb) ka mbërritur në Bruksel, ku do t’i nënshtrohet testeve  mjekësore gjatë ditës përpara se të nënshkruajë kontratën me Anderlecht.

Ai transferohet në huazim (i rinovueshëm për sezonin e ardhshëm): e njëjta formulë me të cilën lojtari ishte transferuar në vitin 2018 së pari në Schalke dhe më pas në Fiorentina.

Ndërkohë Juventusi ka zgjatur kontratën e tij nga 2021 në 2023.