Miralem Pjanic i është bashkuar ekipit të tij të ri, Barcelonës, në fazën e përgatitjeve para-sezonale. Boshnjaku u transferua te Barcelona para rreth 1 muaji si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me Arthur Melon, i cili shkoi te Juventusi.
Megjithatë, Pjanic nuk ka mundur t’i bashkohet stërvitjeve me ekipin pasi rezultoi para disa javësh si pozitiv me Covid-19. Vetëm të enjten në mbrëmje, Pjanic i është bashkuar klubit të tij të ri dhe mezi pret të luajë nën urdhrat e trajnerit Ronald Koeman.
Pas arritjes në Barcelonë, boshnjaku ka folur fjalët e parë si lojtar i ri i katalunasve.
“Përshëndetje të gjithë tifozëve të Barcelonës. Unë jam këtu dhe jam krenar dhe i lumtur që jam këtu. Mezi pres të luaj në Camp Nou. Shpresoj të ju shoh së shpejti. Visca el Barça! Të jesh pjesë e këtij klubi është një ëndërr e realizuar”, deklaroi mesfushori boshnjak.