Gjobitet lokali në Elbasan që ushtronte aktivitetin ilegalisht, shoqërohen në komisariat klientët.

Ndonëse qeveria mbylli të gjitha lokalet dhe baret në të gjithë vendin, për shkak të masave për frenimin e COVID-19, një tjetër rast flagrant është zbuluar në Elbasan. Gazetarja e Best Channel, Entela Duka bën me dije për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për një lokal në lagjen “Aqif Pasha”.


Mësohet se ky lokal qëndronte i hapur në kundërshtim me rregullat, ndërkohë që pronari i këtij biznesi është gjobitur, ndërsa në polici kanë përfunduar dhe klientët që u kapën në flagrancë teksa pinin kafe.

Siç shihet dhe nga pamjet që publikoi Policia Bashkiake Elbasan, punonjës të policisë, pasi kanë pikasur lokalin, kanë ngritur qepenin e tij, dhe brenda ambienteve të tij kanë gjetur disa persona.