Drejtuesit e Portos janë ngritur të zemëruar nga tavolina e negociatave pasi Manchester United ofroi vetëm 12 milion stërlina (13 milionë euro) për Alex Telles (1992), sipas raportimeve në Portugali.

Klubi portugez do të preferonte ta mbante mbrojtësin e majtë derisa kontrata e tij të mbarojë verën e ardhshme sesa të ulë çmimin e tyre prej 18 milion stërlinash (20 milionë eurosh) pretendon Correio da Manha.

Kjo sepse 25 % e shitjes së brazilianit do të shkojë drejtpërdrejt në xhepat e biznesmenëve të ndryshëm dhe ish-klubit brazilian Galatasaray, të cilët kanë një klauzolë të shitjes.

Alex Telles ende ka njërën këmbë jashtë nga dera e FC Porto, por transferimi te Manchester United është më i dobët, me të dy palët të ngulitura në pozicionet e tyre.“, – shkruan portali portugez.