Arsenali ka triumfuar në frymën e fundit ndaj Aston Villas në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier, me ndeshjen që përfundoi 4-2.

Pas vetëm pesë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Ollie Watkins,që u asistua prej Matty Cash.

Por , Arsenali nuk u dorëzua dhe ia doli shpejt t’i barazonte shifrat në 1-1me anë të Bukayo Sakas 16′.

Mirëpo, Villase rikthyen epërsinë në minutën e 31-të, kur Philippe Coutinho shënoi një gol të bukur.

Me këtë rezultat (2-1) përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën pati edhe tre gola të tjetër.

Ishin The Gunners, ata që shënuan, duke i barazuar shifrat në 2-2 me anë të Oleksandr Zinchenkos 61’.

Ukrainasi pranoi një top nga Martin Odegaard, për të barazuar rezultatin dhe për të hapur edhe më shumë sfidën.

Lideri i Ligës Premier nuk u dorëzua dhe shënoi edhe golin e tretë falë një auto-goli nga Emiliano Martinez në minutën e 90+3-të, pasi nga goditja e Jorginhos që shkoi në traversë, topi goditi nga mbrapa argjentinasin dhe u fut në rrjetë.

Lojtarët e Mikel Artetas nuk ndaluan me kaq, dhe në sekondat e fundit të takimit, shënuan edhe të katërtin, nëpërmjet Gabriel Martinellit (90+8′), që u asistua prej Fabio Vieiras.

Pas javës së 24-të Arsenali është rikthyer në vendin e parë me 54 pikë, tri më shumë se Man City që përballet me Nottinghamin nga ora 16:00, ndërsa në xhiron e 25-të, Topçinjtë do të kenë punë me Leicesterin.