Arsenali ka triumfuar në fushën e Fulhamit me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen hapëse të sezonit 2020/21 në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas e ka nisur sezonin si është më së miri, pasi ka marrë një fitore të madhe te rivalët e Fulhamit, të cilët u inkuadruan këtë sezon në elitë.

Golat në këtë ndeshje për Topçinjtë u shënuan nga Alexandre Lacazette (8’), Gabriel (49’) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (57’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Willian, ndërsa më i dobëti ishte portieri i vendasve, Marek Rodak.