Arsenali ka arritur të fitojë me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Evertonit në takimin e vlefshëm për javën e 27-të në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas ka vazhduar me formë të mirë duke marr edhe fitoren e radhës në kampionat dhe duke u afruar me pozitat që e dërgojnë në Evropë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Edward Nketiah (27’) dhe Pierre-Emerick Aubemayng (35’, 46’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Domenic Calvert-Lewin (1’) dhe Richarlison (45’).

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi Aubameyang, ndërsa më i dobëti ishte portieri i Evertonit, Jordan Pickford.