Arsenali ka fituar 3-1 ndaj Manchester United në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.
45 minutat e parë sollën spektakël, me dy skuadrat që shënuan nga një gol.
Ishte minuta e 27-të e takimit kur Christian Eriksen asistoi te Marcus Rashford për golin e epërsisë.
Mirëpo, një minutë kaloi nga goli i tyre dhe Gabriel Martienlli e gjeti në mënyrë perfekte Martin Odegaardin që i barazoi shifrat në 1-1.
Dy skuadrat zhvilluan lojë me tempo të lartë, duke synuar që të shënonin gola të tjerë.
Pjesa e parë u mbyll me kaq, ndërsa 45 minutat e dytë kishin raste me bollëk për gol, ndërsa u shënuan dy gola.
Ishte minuta e 55-të e takimit kur Rashford pati një mundësi të artë shënimi, mirëpo Man United nxori vetëm goditje nga këndi.
Në minutën e 61-të, Aaron Wan-Bissaka bëri një ndërhyrje të palejueshme në Kai Havertz në zonën e rreptësisë, mirëpo VAR-i sinjalizoi se nuk kishte penallti ër Topçinjtë.
Shtatë minuta më vonë, Gabriel Martinelli bëri një goditje të mirë, por topi shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë.
Në minutën e 81-të, Bukayo Saka nuk ia doli ta shfrytëzonte një rast ideal, derisa Andre Onana bëri pritje fantastike.
Vendasit nuk u dorëzuan deri në fund, dhe Declan Rice e përmbysi rezultatin në 2-1 në minutën e 90+7-të.
Për ta vulosur fitoren e tyre u përkujdes Gabriel Jesus, që realizoi për 3-1 në minutën e 90+11-të.
Pas javës së katërt, Arsenali ka arkëtuar dhjetë pikë, ndërsa Man United ka gjashtë sosh.
Në xhiron e pestë, Gunners përballen me Evertonin, ndërsa United do të ketë punë me Brightonin.
Liverpooli ka fituar me rezultat bindës 3-0 ndaj Aston Villas në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.
Pas vetëm tre minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Dominik Szoboszlait, që u asistua prej Trent Alexander-Arnold.
Liverpooli ishte shumë me fat në minutën e 22-të, pasi nga një goditje e Darwin Nunez, topin në rrjetën e tij e futi Matty Cash.
Me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua vetëm një sosh.
Për 3-0 u përkujdes Mohamed Salah, që realizoi në minuan e 55-të me një asistim të Nunez.
Salah (74’) lëshoi një rast të artë shënimi, pasi nuk arriti të mposhtë nga afërsia Emiliano Martinez.
Pas javës së katërt, Liverpooli është ngjitur në vendin e tretë me 10 pikë, ndërsa në xhiron e pestë takohet me Wolverhamptonin.