Arsenali ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 ndaj West Ham në kuadër të javës së dytë në Ligën Premier.
Fillimi i ndeshjes i takoi Arsenalit, që arriti të shënojë në minutën e 25-të të takimit. Alexandre Lacazette shënoi me kokë pas një harkimi të bukur nga Pierre-Emerick Aubameyang (1-0).
Ndeshja ra në qetësi sa i përket rasteve për disa minuta, por në fundin e pjesës së parë ‘çekanët’ arritën t’i barazojnë shifrat.
Ryan Fredericks asistoi për Michail Antonio që shënoi gol nga afër për 1-1.
Në pjesën e dytë Arsenali tentoi ta rikthente rezultatin, ndërsa West Ham rrezikoi disa herë në kundërsulme.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, zëvendësuesi Edward Nketiah mori një top të mirë nga Daniel Ceballos dhe e ktheu në gol për 2-1.
Deri në fund Arsenali e ruajti rezultatin dhe shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërsa West Ham është pa pikë pas dy ndeshjeve.