Arsenali është mposhtur 2-1 në shtëpi përballë Wolverhampton Wanderersit në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.
Pas gati gjysmë ore lojë në Emirates, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Pedro Netos (27′).
Por, epërsia e Wolvesit zgjati vetëm 3 minuta, shkaku që Willian asistoi te Gabriel, për t’i barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 30-të.
Wolvesin nuk u tërhoq aq lehtë dhe arriti të rikthente epërsinë që në minutën e 42-të me golin e Daniel Podences.
Në 45 minutat e dytë ishte një lojë disi më e zbehtë, me dy skuadrat që tentonin më shumë të përfitonin nga kundërsulmet.
Pas javës së dhjetë, Arsenali gjendet në vendin e 14-të me 13 pikë të grumbulluara, derisa në xhiron e 11-të, do të takohet me Tottenhamin.