Liverpooli ka lëshuar pikë në udhëtim te Brightoni në kuadër të Ligës Premier, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Golin për vendasit e shënoi me penallti Pascal Gross 90’, derisa për The Reds realizator ishte Diogo Jota 60’.
Në ndeshjen tjetër Manchester City shkatërron Burnleyn pasi e ka mposhtur 5-0.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë në Etihad Stadium, Riyad Mahrez shënoi golin e parë me një asistim nga Kevin de Bruyne.
Por, anësori algjerian (22′) nuk u ndal me kaq dhe shënoi një gol edhe më të bukur nga një shërbim mjaft i mirë nga Kyle Walker.
Derisa po përfundonte pjesa e parë, Benjam Mendy (41′) shënoi për 3-0 për Cityn, derisa mesfushori belg ishte sërish në rolin e asistuesit .
Edhe pjesa e dytë filloi mirë për Cityn, që shënoi edhe dy gola të tjerë.
Ishte minuta e 67-të kur Ferran Torres pranoi një asistim nga Gabriel Jesus, për të shënuar për rezultatin 4-0.
Dy minuta më vonë kaluar dhe Mahrez (69′) kompletoi het-trikun e tij, i ndihmuar nga Phil Foden.