Chelsea ka arritur të fitojë me rezultat 2-0 në fushën e Tottenham Hotspur në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier.
Ekipi i Jose Mourinhos është mposhtur në kampionat pas 2 fitoreve radhazi, ndërsa skuadra e Frank Lampard i është kthyer fitores pas dy humbjeve.
Golat në këtë takim për ekipin nga Stamford Bridge u shënuan nga ylli brazilian, Willian (12’, 45’ pen.).
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte pikërisht braziliani, ndërsa më i dobëti Heung-Min Son që mori karton të kuq në minutën e 62-të.