Chelsea ka marrë fitoren e parë në kampionat me trajnerin e ri Thomas Tuchel.
Londinezët kanë triumfuar me rezultat të pastër 2-0 në Stamford Birdges, në një takim ku në të dyja pjesët u realizua nga një gol.
Chelsea dominoi nga fillimi i ndeshjes deri në fund të saj, derisa goli i parë erdhi në minutën e 40-të kur Callum Hudson-Odoi dha asist për te kapiteni Cesar Azpilicueta i cili shënoi me një goditje të fuqishme për 1-0.
Chelsea vazhdoi dominimin edhe në 45 minutat final të takimit, kur shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 84-të kur Christian Pulisic asistoi për mrekulli te Marcos Alonso i cili shënoi një gol fantastik për 2-0.
Me këto 3 pikë, Chelsea ngritët në vendin e shtatë në tabelë me 33 pikë, derisa Burnley mbetet në vendin e 16-të me 22 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Chelsea do të luaj derbin londinez me Tottenham Hotspur, derisa Burnley pret liderin aktual Manchester City.