Chelsea ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në shtëpi, teksa ka mposhtur Newcastle United me rezultat 2-0.

Në fakt kjo ishte fitorja e pestë radhazi nga gjashtë ndeshjet sa ka udhëhequr Thomas Tuchel me klubin londinez.

Dy sulmuesit, Olivier Giroud 31’ dhe Timo Werner 39’ u përkujdesën që të shënojnë dhe t’ia sigurojnë tri pikë të mëdha Chelseat.

Në takimin tjetër të së hënës West Ham United mund thellë 3-0 Sheffield Unitedin, ku golat u shënuar nga Rice 41′, Diop 58′ dhe Fredericks 90+6′.

Me këto fitore Chelsea dhe West Ham ndodhen së bashku në vendin e katërt e pestë në Ligën Premier me 42 pikë.