Chelsea nuk shkon më tej se 1-1 kundër Brighton në javën e 21-të të Premier Leagues.  Azpilicueta e solli Bluesin në avantazh pas vetëm 10 minutash në pjesën e parë, por në pjesën e dytë, rreth 84’, ishte Jahanbakhsh ai që nënshkroi barazimin e papritur.  Tani londinezët janë në -5 nga Manchester City i vendit të tretë duke mbajtur 5 pikë avantazh nga Manchester United, i pesti.

Në ndeshjen tjetër, Aston Villa fiton në transfertë kundër Burnleyt me rezultatin 2-1. Më para Wesley 26’ dhe më pas Grealish 41’, në pjesën e parë e kishin vendosur lojën në rrugën e duhur për Villans të cilët më pas pësuan golin në minutën e 80-të nga Wood, i cili nuk ndryshoi rezultatin përfundimtar.
Ekipi i Dean Smith me këtë fitore del nga zona e rënies nga kategoria.