Chelsea ka marrë vetëm 1 pikë në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier, pasi është ndalur nga Soutmaptoni në ndeshjen që përfundoi 1-1.

The Blues e filluan më mirë takimin, duke dominuar me pozicion të topit, por që shanset për gol u munguan.

Southamptoni në anën tjetër e shfrytëzoi mjaftë mirë shansin e vetëm të tyre në pjesën e parë, duke shënuar me anë të Takumi Minaiminos (33′).

Pjesa e dytë ishte me një ritëm edhe më të lartë nga Chelsea, që arriti t’i barazonte shifrat në 1-1.

Skuadra londineze e fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Mason Mount (54′).

Pas javës së 25-të, Chelsea gjendet në vendin e katërt me 43 pikë.