Everoni ka shënuar fitore ndaj Arsenalit në ‘Emirates’ me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 33-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë prodhoi disa raste, por rrjetat heshtën edhe pse rastet ishin të mira.

Dominic Calvert-Lewin provoi i pari, ndërsa Bukayo Saka pas tij, por asnjëri nuk shënuan.

Richarlison rrezikoi, por Bernd Leno bëri pritje shumë të bukur.

Rastin e fundit në pjesën e parë e kishte Gylfi Sigurdsson, por që goditja e tij përfundoi në shtyllë.

Edhe në pjesën e dytë të dy skuadrat kishin raste, por Evertoni gjeti golin.

Richarlison mori një top u fut në zonë dhe gjuajti duke shënuar, por me ndihmën e portierit Leno (0-1).

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Evertoni mori një fitore të madhe që e mban në vendin e tetë me 52 pikë, tri më pa se Chelsea që është i katërti.