Evertoni ka fituar nga Liverpooli në “Anfield Road” me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 25-të të Ligës Premier.

Një goditje shumë e bukur e Richarlison nga brenda zonës pas një asistimi të bukur nga James Rodriguez përfundoi në rrjetën e Liverpoolit që në minutën e 3-të.

Rastin e vetëm në pjesën e parë Liverpooli e kishte me Jordan Henderson, por që Jordan Pickford ishte në vend.

Në pjesën e dytë sërish Evertoni rrezikoi i pari me Richarlison, që shënoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 82-të, Evertoni fitoi penallti, ndërsa Gylfi Sigurdsson ishte i saktë nga pika e bardhë, duke e mposhtur Alissonin (2-0).

Me këtë fitore Everton barazon pikët me Liverpooli nga 40, duke mbajtur pozitat gjashtë dhe shtatë.

Në takimin tjetër Burnley barazon 0-0 me West Bromwich Albion.