Leicester City ka regjistruar fitore 2-1 ndaj Crystal Palace në King Power Stadium, edhe pse ishte në disavantazh në gjysmën e parë.

I asistuar nga Eberechi Eze, Wilfried Zaha e kaloi skuadrën mysafire në epërsi (12’) dhe me këtë rezultat u mbyll gjysma e parë.

Në pjesën e dytë, vendasit u kthyen për ta fituar sfidën. Fillimisht, Timothy Castagne e barazoi rezultatin (50’) pas asistit nga Kelechi Iheanacho.

Iheanacho e shënoi golin e dytë (80’) për vendasit pas asistit nga Jonny Evans dhe ky rezultoi goli i fitores.

Pas kësaj fitoreje, Leicester City qëndron në vend të tretë në renditje dhe e ka rritur diferencën në katër pikë me Chelsean që ndodhet një vend më poshtë.