Liverpooli ka marrë fitore në Ligën Premier pas pesë ndeshjeve.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka fituar në një terren tejet të vështirë në Londër si mysafirë i Tottenham Hotspur.

The Reds morën tri pikë të arta, pasi në fund rezultati ishte 1-3 në të mirë të tyre.

Roberto Firminio 45’ , Trent Alexander-Arnold 47’ dhe Sadio Mane 65’ ishin shënuesit e golave për mysafirët, derisa Pierre Hojbjerg 49’ realizoi për vendasit.

Sadio Mane ishte më i miri në këtë ndeshje, derisa pas tij ishte Alexander-Arnold me dy lojtarët që shënuan nga një gol dhe asistuan në një tjetër.

Paraqitje të mirë patën edhe Mohamed Salah, Roberto Firminio si dhe James Milner.

Te vendasit lojtari më i vlerësuar ishte Pierre Hojbjerg, ndërsa më i dobëti ishte Doherty.