Liverpool mposht 2-0 Sheffield Unitedin me golat e Salah dhe Mane duke vazhduar pa humbje këtë sezon nga 20 ndeshje të luajtura në Premier Ligë.
The Reds marrin 3 pikët e radhës në Premier Ligë për ta vazhduar kryesimin në këtë garë dhe duke shkuar drejt titullit të tyre të parë pas 30 viteve.
Ishte Mohamed Salah që shënoi golin e parë të takimit në minutën e 4-t pasi mori një pasim të mirë nga Robertson.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat me Liverpool që arriti ta ruajë epërsinë.
Në pjesën e dytë Sheffield tentoi që ta barazoi rezultatin por prapë Liverpooli e kontrolloi lojën dhe goli i sigurisë për Liverpool vjen në minutën e 65-të me anë të Sadie Mane.
Me këtë fitore Liverpool ka 58 pikë nga 20 ndeshje të zhvilluara, 13 më shumë se vendi i dytë Leicester City, të cilët kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Ndeshjen e ardhshme Liverpool do të këtë një punë të vështirë pasi që do të udhëtojë në Londër ku do të përballet me skuadrën e Jose Mourinhos, Tottenhamin.