Liverpooli ka marr një fitore të madhe në fushën e Leicester Cityt në kuadër të Ligës Premier, duke fituar si me rezultatin 4-0.
Ekipi i Jurgen Klopp e arriti fitoren, duke dominuar nga fillimi deri në fund, por që golat e sigurisë erdhën në pjesën e dytë.
Por për të ardhur goli i parë u desh një harkim i Trent Alexander-Arnold për Roberto Firminon 31’.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat dhe me Leicesterin që nuk mund te bënte asgjë.
Në minutën e 72-të, Liverpooli mori një penallti, ku në gol e ktheu James Milner për 2-0.
Më pas Firmino 74’ dhe Alexander-Arnold 78’ vulosën fitoren e thellë.
Me këtë sukses Liverpooli arrin në kuotën e 52 pikëve, pas 18 ndeshjeve, duke e lënë pas Leiceserin me 39 pikë, 13 më pak.