Liverpooli ka arritur të marr një fitore të madhe 1-0 në fushën e Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë më të mirë të Liverpoolit dhe goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 37-të dhe ishte Roberto Firmino, i cili shënoi një gol të bukur pas asistit të Mohamed Salah.
Në pjesën e dytë, Spurs krijuan më shumë raste për barazim, ndërsa Reds luanin qetë dhe provonin me kundërsulme.
Rastet më të mira në këtë pjesë ishin ai i Heung-min Son (74’) dhe Giovanni Lo Celso (82’), por asnjëri nuk arritën ta tundin rrjetën dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Reds 1-0.
Pas kësaj fitore, Liverpooli ngrit edhe më shumë epërsinë në vendin e parë me 61 pikë apo 16 më shumë se vendi i dytë, ndërsa Spurs renditet të tetit me 30 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Reds e presin në Anfield rivalin e urryer Manchester Unitedin, ndërsa Tottenhami udhëton te Watfordi.