Liverpooli ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 në fushën e Wolverhamton Wanderers në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Ligën Premier.

Wolves ishte afër të bëhej klubi i dytë këtë sezon në Ligën Premier që arrin ta ndal me barazim Liverpoolin, pas Manchester Unitedit, por nuk arriti të mbahet deri në fund.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Raul Jimenez (51’) për vendasit, ndërsa Jordan Henderson (8’) dhe Roberto Firmino (84’) për Reds.

Lojtari më i mirë i takimit padyshim ishte Jordan Henderson, ndërsa më i dobëti i ndeshjes ishte Diego Jota.