Liverpooli ka shënuar një fitore tjetër në Ligën Premier, e teta me radhë.
The Reds kanë triumfuar 2-0 para tifozëve të vet përballë Watfordit të fundit në tabelë.
Mohamed Salah ishte më i miri në këtë sfidë falë edhe dy golave të shënuar në 38’ dhe 90’.
Paraqitje të mirë patën edhe mbrojtësit Gomez e Van Dijk si dhe dyshja sulmuese Mane e Firmino.
Ndërkohë Xherdan Shaqiri që luajti 70 minuta pati një paraqitje të mirë në këtë sfidë.
Te Watfordi lojtarët më të dobët në këtë takim ishin dyshja Etienne Capoue dhe Mariappa.