Manchester City vazhdon marshimin në Ligën Premier, ndërsa kësaj radhe e ka mposhtur Wolverhampton Wanderers me rezultatin 4-1 në Etihad Stadium.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 15-të kur kaluan në epërsi me një autogol të Leander Dendoncker.

Mysafirët arritën ta barazonin rezultatin në pjesën e dytë (61’) kur Conor Coady shënoi pas një harkimi të Joao Moutinhos nga gjuajtja e lirë.

Vendasit e rikthyen epërsinë me golin e Gabriel Jesus (80’), ndërsa Riyad Mahrez realizoi një gol të bukur (90’+1).

Në minutat shtesë (90’+4), Gabriel Jesus e shënoi golin e dytë personal dhe pas shqyrtimit të VAR-it u konfirmua se goli qëndron.

Me këtë fitore, Manchester City e ka ngritur në 15 pikë diferencën ndaj përcjellësit të parë Manchester United, ndërsa Wolverhampoton Wanderers është në vend të 12-të me 34 pikë.