Manchester City ka triumfuar në udhëtim te Southamptoni me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas ka arritur t’i kthehet fitores në kampionat, duke mposhtur Southamptonin, pas dy barazimeve në dy ndeshjet e fundit.

Goli i vetëm në këtë fitore të Qytetarëve u shënua në minutën e 16-të me anë të Raheem Sterling.