Manchester City ka marrë një fitore të lehtë në shtëpi në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën Premier.

City ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 skuadrën londineze Crystal Palace.

Mbrojtësi John Stones 26’ dhe 68’ me dy gola si dhe mesfushori Ilkay Gundogan 56’ me një e sulmuesi Raheem Sterling 88’ me një tjetër ishin realizuesit në këtë takim.

E pikërisht mbrojtësi John Stones pati notën më të lartë në këtë sfidë.

Me paraqitje të mirë te vendasit u dalluan edhe Kevin de Bruyne, Ruben Dias, Rahem Sterling e Ilkay Gundogan.

Tek mysafirët lojtari më i vlerësuar ishte Jordan Ayew, ndërsa nota më e dobët shkoi për portierin Guaita.