Manchester City ka triumfuar 3-0 ndaj Wolverhampton Wanderers në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.

Citizens e morën një fitore të lehtë në udhëtim, duke vazhduar të bëjnë presion ndaj Arsenalit, që janë lider në ligë.

Erling Haaland ishte i pandalshëm në këtë përballje, pasi që të tri golat u realizuan nga ai, e që ishte het-triku i katërt në ligë për të në edicionin e tij të parë.

Goli i tij i parë Haaland e shënoi në minutën e 40-të, kur Kevin de Bruyne i dha një asistim të bukur.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën i shënoi dy të tjerat.

Në minutën e 49-të, City e fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Haaland.

Riyadh Mahrez më pas ishte në listën e asistuesve, pasi e gjeti norvegjezin Haaland 54’, që e kompletoi het-trikun e tij, e që e çoi numrin e tij të golave në 25 pas vetëm 21 xhiros.

Pas javës së 21-të, Manchester City ka 45 pikë, dy më pak se Arsenali, ndërsa në xhiron e 22-të do të kenë punë me Tottenhamin.

Takimi i tjetër mes Leeds United dhe Brentford përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Vendasit e Leeds patën shumë raste por portieri i Brentford, spanjolli David Raya priti mjaft goditje duke u shpallir dhe lojtari më i mirë i ndeshjes.