Manchester United ka triumfuar 2-0 ndaj Leeds United në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar me anë të Bruno Fernandes, që pranoi një pasim nga Jadon Sancho, por Illan Meslier ishte i vëmendshëm.
Ishte një lojë me dorë nga lojtarët e Leeds United (39’), por që gjyqtari vendosi të mos e akordonte penallti, duke sinjalizuar se loja të vazhdonte.
Në minutën e 43-të, David de Gea bëri një pritje të mrekullueshme, kur Crysencio Summerville bëri një goditje të fortë.
Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, që rrezikuan me anë të Weston McKennie (48’), që lëshoi një krosim perfekt, por që topi shkoi ngjitur me shtyllën e majtë.
Ishte minuta e 55-të e takimit, kur lojtarët e Manchester United kërkuan penallti, pasi Marcus Rashford u rrëzua në zonë, mirëpo gjyqtari kërkoi që loja të vazhdonte.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 80-të, kur Luke Shaw asistoi te Marcus Rashford, që realizoi për 1-0.
Pesë minuta më vonë, Wohut Weghorst lëshoi topin te Alejandro Garnacho, që realizoi për 2-0.
United pati më pas dy gola të anuluara, kur Rashford dhe Weghorst shënuan – por gjyqtari nuk i pranoi ato për pozicion jashtë loje.
Pas javës së 23-të, Manchester United është ngjitur në vendin e dytë me 46 pikë, një më pak se rivali lokal City, që luan pas pak ndaj Aston Villas.
Në javën e 24-të, Manchester United do të ketë punë me Leicesterin.
Manchester City fiton lehtë ndaj Aston Villas – xhiron e ardhshme përballje direkte me Arsenalin për kreun e tabelës
Manchester City ka fituar 3-1 ndaj Aston Villas në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier .
Goli i parë u shënua pas vetëm katër minutash lojë, kur Riyad Mahrez asistoi te Rodri.
Në minutën e 39-të, Erling Haaland asistoi te Ilkay Gundogan, që realizoi për 2-0.
Për 3-0 u përkujdes Mahrez (45+1’), që realizoi nga penalltia, e me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.
Në 45 minutën e dytë, Citizens ishin sërish më të mirë, por që nuk ia dolën të shënonin më gola, për më tepër ata pranuan.
Ishte minuta e 61-të e takimit, kur Ollie Watkins u asistua prej Doulas Luiz, që realizoi për 3-1.
City kishte mundësinë që të thellonte edhe më tepër epërsinë, mirëpo nuk ia doli t’i konkretizonte rastet edhe pse ishin të kënaqur me këtë fitore.
Java e 24-të në Ligën Premier do të jetë edhe më e nxehtë, pasi City aktualisht ka 48 pikë, tri më pak se lideri Arsenali, e që do të takohen për të përcaktuar se kush do të jetë në krye.