Manchester Unitedi ka shënuar fitore të madhe në fushën e Burnleyt me rezultat 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 20-të në Ligën Premier.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer ka marr fitoren e dytë radhazi në kampionat duke u ngritur kështu në vendin e pestë, 1 pikë larg vendit të katërt.

Golat në këtë fitore të Djajve të Kuq u shënuan nga Anthony Martial (44’) dhe Marcus Rashford (90’).

Lojtari më i mirë i takimit ishte sulmuesi anglez Rashford, ndërsa më i dobëti ishte mbrojtësi vendas Charlie Teylor.