Manchester United e ka mposhtur Brightonin me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 16 minutash lojë, Mason Greenwood i kaloi Djajtë e kuq në epërsi me një asistim të Aaron Wan-Bissakas.

United vazhdoi me këtë presion të lartë ndaj vendasve, pasi shënuan edhe golin e dytë me anë të Bruno Fernandez (29’), që u shërbye mjaftë mirë nga Paul Pogba.

Ishte sërish mesfushori portugez që u shfaq në listën e shënuesve, pasi në minutën e 50-të shënoi golin e tretë për Manchester Unitedin dhe të dytin personal në ndeshje.