Crystal Palace dhe Liverpool luajtën baras pa gola në kuadër të javës së 25-të të Ligës Premier.

Liverpooli e nis më mirë ndeshjen, duke rrezikuar dy herë me Diogo Jotan, por portugezi nuk arriti të shënojë.

Vendasit u kthyen në lojë në mesin e pjesës së parë, duke rrezikuar fillimisht me Marc Guehi, pastaj më vonë edhe Jean-Philippe Mateta, por nuk arritën të gjenin rrjetën.

Me të filluar pjesa e dytë, Mohamed Salah goditi shtyllën duke quar dëm një rast të madh.

Liverpooli kishte edhe raste të tjera, por deri në fund nuk ia arriti të shënojë.

Tani Liverpooli ka 36 pikë dhe mban vendin e tetë, ndërsa Crystal Palace ka 27 pikë dhe mban vendin e 12-të.