Derbi i javës së 25-të të Premierligës, mes Leicesterit që radhitet në pozitën e tretë dhe Chelseat që radhitet në pozitën e katërt, u mbyll pa fitues pasi që rezultati përfundimtar 2:2 bëri që dy skuadrat t’i ndajnë pikët.

Antonio Rudiger dhe Mason Mount ishin dy heronjtë e Chelseas në këtë ndeshje, pasi që ata të dy kombinuan për të dyja golat e shënuara. Megjithatë, çuditërisht, ishte qendërmbrojtësi Rudiger ai që i shënoi të dyja golat (46’ dhe 71’), ndërsa anglezi Mount i asistoi ato.

Harvey Barnes arriti ta barazojë rezultatin për skuadrën e Chelseas në minutën e 54-të, përmes një asisti të Youri Tielemens. Pikërisht Tielemens e asistoi edhe golin e dytë të Leicesterit, në minutën e 64-të, kur Ben Chilëell e përmbysi rezultatin në King Power.

Leicesteri e mban ende vendin e tretë  në tabelën e Premierligës, me 49 pikë të grumbulluara nga 25 ndeshjet e para, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e katërt, me 41 pikë të grumbulluara.