Liverpooli e ka nisur me humbjen vitin e ri 2021, pasi ka pësuar humbje nga Southampton 1-0.
Southampton e nisi për mrekulli ndeshjen, ku vetëm pas dy minutash lojë kaluan në epërsi.
James Ward-Prowse bëri një asistim fantastik për sulmuesin Danny Ings i cili kaloi me një parabol të bukur portierin Alisson për të shënuar për 1-0.
Pavarësisht se goli u shënua në minutën e dytë, doli të jetë i vetmi në këtë sfidë, pasi më nuk pati gola të shënuar.
The Reds krijuan disa raste të mira shënimi, por pa arritur të barazojnë rezultatin.
Vlen të përmendet se në këtë sfidë luajti edhe ylli kosovar Xherdan Shaqiri që u inkuadrua në lojë në minutën e 57-të.
Përkundër humbjes, Liverpooli mbetet lider në Ligën Premier me 33 pikë sa ka edhe Manchester United që ka një ndeshje më pak, ndërsa Southampton zë vendin e gjashtë me 29 pikë.
Ndeshjen e ardhshme The Reds e luajnë në shtëpi ndaj rivalit më të madh Manchester United.
Në anën tjetër Southamptonin e pret një udhëtim i vështirë te Leicester City.