Pas dy humbjeve radhazi, Tottenhami iu rikthye suksesit duke mposhtur Fulhamin me rezultat 1-0.
Një gol vendimtar në fund të pjesës së parë nga Kane 45’ i dha fitoren miqve.
Pas kësaj fitoreje skuadra e Contes renditet e pesta me 36 pikë pas 21 ndeshjeve ndërsa Fulhami gjendet i shtati me 32 pikë.