U luajtën sot 2 ndeshje në Premier League.
Chelsea mposhtet nga West Ham United në derbin e Londrës,
nuk u bëjnë punë as milionat e shpenzuar këtë verë
Chelsea ka pësuar humbje 3-1 në udhëtim te West Ham United në kuadër të javës së dytë në Ligën Premier.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, Çekanët kaluan në epërsi me golin e Nayef Aguerd, me asistimin e James Ward-Prowse.
Por, Blutë i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Carney Chukwuemeka, që realizoi në minutën e 28-të.
Chelsea mund të përmbyste shifrat në minutën e 43-të, nëse Enzo Fernandez do të realizonte nga penalltia e fituar prej Raheem Sterling.
Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, derisa West Hami e riktheu epërsinë në stadiumin e Londrës.
Michael Antonio (53’) shënoi për 2-1, ndërsa Ward-Prowse ishte sërish në rolin e asistuesit.
Vendasit mbetën me një lojtarë më pak në fushë, kur shënuesi i golit të parë, Aguerd pranoi kartonin e dytë të verdhë në minutën e 67-të.
Moises Caicedo debutoi te Chelsea në minutën e 61-të, mirëpo shkaktoi penallti në 90+5-të, ndërsa Lucas Paqueta e konvertoi në gol për rezultatin final 3-1.
Blutë kanë vetëm një pikë aktualisht pas dy ndeshjeve, ndërsa në xhiron e tretë do të kenë punë me Luton.
Në takimin tjetër Aston Villa shpartallon Evertonin.
Ja rezultatet e plota dhe golashënuesit:
Aston Villa – Everton 4-0:
McGinn (18′ ), Douglas Luiz (24′ pen), Bailey (51′ ), Durán (75′ )
West Ham United – Chelsea 3-1:
Aguerd (7′ ,), Antonio (53′ ), Lucas Paquetá (90’+5 pen) / Chukwuemeka (28′ )