Media franceze L’Equipe raportoi të premten pasdite në lidhje me shkëmbimi  Layvin Kurzawa (1992) për një transferim te Juventusi, me Mattia De Sciglion (1992) që do të shkojë në anën tjetër dhe menjëherë burime të shumta thoshin se marrëveshja ishte përfunduar praktikisht.

Këtë pasdite, trajneri i PSG, Tuchel njoftoi në konferencën e tij për shtyp se Kurzawa dhe Edinson Cavani nuk do të jenë në skuadrën e tyre për t’u përballur me Lille nesër (e diel).

Tashmë unë i kam dhënë miratimin këtij shkëmbimi, por asgjë nuk është vendosur ende midis dy klubeve. Situata është ende e hapur, kështu që kjo është arsyeja pse Kurzawa nuk do të jetë në skuadrën kundër Lille”, ka deklaruar trajneri gjerman.