Paris Saint-Germain e ka mposhtur St Etiennen me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 18-të në Ligue 1.

Pas vetëm 9 minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me golin e Leandro Paredes.

PSG e dyfishoi epërsinë me anë të Kylian Mbappes (43′) me një asistim të Neymarit.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa sulmuesi brazilian dështoi të trefishonte epërsinë, pasi humbi penalltinë në minutën e 62-të.

Ishte Mauro Icardi (72′), ai që e e shënoi golin e tretë për kampionin në fuqi të Ligue 1, ndërsa Mbappe (89′) shënoi golin e dytë personal në ndeshje, për ta vulosur kështu fitoren e tyre 4-0.