Ndeshja nisi mirë për PSG-në, pasi që Mauro Icardi shënoi në minutën e 39-të të ndeshjes nga afër zonës për 1-0.

Në fillimin e  pjesës së dytë skuadrat ulën ritmin, dhe rreziku i parë u shënua në fundin e ndeshjes.

Në minutën e 85-të, PSG fitoi penallti që e ktheu në gol Neymar për 2-0.

Marseille e hapi ndeshjen me Dimitri Payet në minutën e 89-të, kur shënoi për 2-1.

Minutat e tjera nuk sollën më gola dhe PSG iu gëzua trofeut të Superkupës së Francës.