Real Madridi po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh (88 milionë stërlinash) për Reece James (1999).

Kështu ka shkruar Football Insider, sipas të cilit blancos mund të investojnë këtë shumë marramendëse për mbrojtësin e djathtë të talentuar në muajt në vijim.

Trajneri Carlo Ancelotti ka kërkuar James si pasardhës të Dani Carvajal që tashmë i ka mbushur 31 vjeç dhe është fazën e rënies. Reali ka deklaruar që ka vetëm 2 objektiva në verë: Jude Bellingham dhe Reece James, të shohim nëse do t’i blejë dot .

Përfaqësuesi anglez ka grumbulluar deri më tani 19 paraqitje këtë sezon me 2 gola dhe 2 asistime për Chelsean, të cilët nga ana e tyre nuk do të donin ta humbnin fare. Nga ana tjetër ata kanë nevojë që të shesin lojtarë pasi kanë shpenzuar shumë verën e kaluar dhe sipas mediave angleze njëri ndërmjet Mason Mount ose Reece James do të shitet.