Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Flamengon për mesfushorin brazilianin Reinier Jesus Carvalho (2002).
Sipas asaj që raporton Sport Mediaset, mesfushori 17-vjeçar do të qëndrojë në formë huazimi te skuadra braziliane deri në fund të këtij sezoni.
Raportohet se Los Blancos janë të lumtur që lojtari do t’u bashkohet atyre në verën e këtij vitit. Skuadra spanjolle dhe familja e mesfushorit janë në pajtueshmëri që ai mos të lëviz nga Brazili derisa t’i mbushë 18 vjeç.
Sipas portaleve Reali i Madridit do të paguajë 6 milionë euro për të.