Deontay Wilder i ka mposhtur në renditje Tyson Furyn dhe Anthony Joshuan, për të qëndrua në kryer të renditjes për boksierët e peshave të rënda.

Boksieri 34-vjeçar që është kampion në WBC, e ka mbrojtur titullin për herë të dhjetë, kësaj radhe ndaj boksierit të njohur kuban, Luis Ortiz, muajin e shkuar.

Më pas vijnë Fury dhe Joshua, i cili ditë më parë e mposhti Andy Ruiz Jr.  

Ja renditja e plotë e 5 të parëve:

5. Andy Ruiz Jr (33 fitore -2 humbje- 0 barazime, 22 KO)

4. Dillian Whyte (27 fitore -1 humbje – 0 barazime, 18 KO)

3. Anthony Joshua (23 fitore – 1 humbje– 0 barazime, 21 KO)

2. Tyson Fury (29 fitore – 0 humbje -1 barazim, 20 KO)

1. Deontay Wilder (42 fitore -0 humbje -1 barazim, 41 KO)