Shtohet numri i të infektuarëve në SHBA ku ka shkuar në 265.967 në total i të prekurve me koronavirus ku 21.090 raste u shfaqën vetëm ditën e fundit.

Numër i lartë të prekurish edhe në Angli ku vetëm ditën e fundit janë shfaqur 4.450 raste dhe 684 të vdekur duke e cuar në 38.168 numrin total të të prekurve prej të cilëve 3.605 kanë ndërruar jetë.

Në Itali numri i viktimave me koronavirus brenda 24 orëve është 766 e numri total i tyre ka arritur në 14.681. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.585 raste më shumë se numri i përgjithshëm i personave pozitiv me koronavirus është 119.827.

Vazhdon rritja e pandemisë edhe në Spanjë ku vetëm ditën e fundit janë shfaqur 5.645 raste dhe 709 të vdekur duke e cuar në 117.710 numrin total të të prekurve prej të cilëve 10.935 kanë ndërruar jetë.

Ja të dhënat në detaje për shtetet më të prekura: